Shqip | Anglisht

Zyra Për Karrierë

Trajnime      Hulumtime       Praktika       Konferenca      Programi i punësimit me SHBA      Vegëza

Mirë se vini në Zyrën për Karrierë!

Zyra për Karrierë në kuadër të Universitetit “FAMA” është themeluar së fundmi për t’i ndihmuar studentët gjatë rrugëtimit të tyre të suksesshëm në studime, por edhe në menaxhimin e karrierës së tyre në përgjithësi.

Vizioni

Studentë të mirë-informuar dhe të mirë-përgatitur për të qenë konkurrentë në “Tregun e Punës dhe të Ideve”

Misioni

Misioni i Zyrës për Karrierë është të mbështesë studentët përmes zhvillimit dhe plainifikimit të karrierës, në ngritjen e vetëdijësimit dhe kapaciteteve të tyre individuale.

Funksionet:

• Orientimi – është që t’iu mundësojë studentëve të bëjnë zgjedhje dhe transicione për arsimim dhe punë;

• Informim – është synimi për t’iu ofruar studentëve objektivin dhe të dhënat faktike: Arsimim të mëtejmë, Informata për Profesionet, Vizitat, Tregu i Punës, Panairet Arsimore dhe të Punës, Mjetet e Informimit, etj.

• Edukimi për Karrierë – zhvillon aktivitetet brenda Universitetit “FAMA” për t’i ndihmuar studentët t’i qartësojnë qëllimet për “botën e dijes”, të punës dhe të menaxhimit të karrierës;

• Këshillimi – dhënien e sugjerimeve dhe këshillave bazuar në njohuritë dhe përvojën e studentëve përkatës.

Aktivitetet:

Trajnime të ndryshme për studentët e të gjitha Departamenteve;
Organizimin e Konferencave dhe Seminareve të ndryshme;
Hulumtime të llojllojshme, në mënyrë që studentët t’i përvetësojnë shkathtësitë e hulumtimit dhe kërkimit shkencor;
Realizimin e Praktikave (Internships) në Institucionet publike dhe private;
Mundësimin e shkuarjes për të punuar, udhëtuar dhe argëtuar në SHBA për një semester përmes Programeve Kouzon dhe Caribbean;
Vizita të ndryshme për t’u njohur më institucionet e ndryshme, varësisht nga drejtimi dhe interesimi që studentët kanë;
Publikimin e revistës “VIZIONI”, e cila përmban punime dhe këndvështrime të studentëve, etj.